Futbollisti i Përfaqësueses së Kosovës, Fisnik Asllani, po kalon formë të mirë në kategorinë e dytë të futbollit gjerman.
Sulmuesi 22-vjeçar ka shënuar dy gola për Elversbergun, në fitoren 4:2 ndaj Hamburgut. Ndeshja i takoi xhiros së dhjetë.
Asllani shënoi për 1:1 në minutën e 40-të e më pas në të 53-n i dha epërsinë skuadrës së tij. Ai luajti për 90 minuta dhe ishte më i vlerësuari në ndeshje. Ky ishte goli i gjashtë këtë edicion në dhjetë ndeshje për Asllanin krahas edhe tri asistimeve.
Ai është i huazuar nga Hoffenheimi deri në përfundim të këtij edicioni.
Ylli i Përfaqësueses së Kosovës, Fisnik Asllani, po kalon formë të mirë në Bundesliga 2.
Sulmuesi 22-vjeçar ka shënuar dy gola për Elversbergun, në ndeshjen të cilën po e fiton 3:1 ndaj Hamburgut.
Asllani shënoi për 1:1 në minutën e 40-të e më pas në të 53-n i dha epërsinë skuadrës së tij.
Është goli i gjashtë në këtë edicion për Asllanin krahas edhe tri asistimeve.
Ai është i huazuar nga Hoffenheimi.