Futboll

Fiorentina, skuadra e fundit që u kualifikua në Ligën e Konferencës

Fiorentina

Fiorentina është skuadra e fundit që ka siguruar paraqitjen në Ligën e Konferencës për edicionin 2024/2025. 

Fiorentina siguroi kalimin në grupet e garës së tretë të UEFA-s për nga niveli pas ekzekutimit të penalltive. 

90 minutat dhe vazhdimet dy herë nga 15 minuta të plejofit të Ligës së Konferencës në mes të Pushkash Akademy dhe Fiorentinas u mbyllën baras, 1:1. Por Fiorentina ishte më e mirë gjatë ekzekutimit të penalltive 5:4. 

Ndeshja e parë në Itali kishte përfunduar, 3:3.

Fiorentina ishte finaliste e edicionit të kaluar, 2023/2024. Fiorentina humbi në finale nga Olympiacosi.