Fiorentina e ka fituar ndeshjen e xhiros së pestë të Ligës së Konferencës ndaj LASK-ut të Valon Berishës me rezultatin 7:0 të enjten mbrëma.
Berisha e kompletoi ndeshjen te skuadra austriake.
Tri gola Fiorentina i shënoi në pjesën e parë, me Riccardo Sottilin, Jonathan Ikonen dhe Amir Richardsonin.
Në pjesën e dytë, Sottil, Rolando Mandragora, autogoli i Filip Stojkoviqit dhe goli i Albert Gudmundssonit, e vendosën sfidën.
Fiorentina tani ka 12 pikë pas pesë ndeshjeve të luajtura, ndërsa LASK-u ende pa fitore, ka dy pikë dhe është në prag të eliminimit.