Më 22 maj nga ora 15:00 zhvillohet ndeshja finale e Kupës së Kosovës në futboll, ka njoftuar FFK-ja.
Në finale takohen Ballkani e Prishtina. Skuadra prishtinase është fituese në fuqi e Kupës, ndërsa Ballkani është kampion në fuqi.
Federata nuk ka njoftuar se ku do të zhvillohet ndeshja.
Ndërkohë më 23 maj nga ora 15:00 është finalja e Kupës te futbollistet. Takohen Kosova (VR) e Mitrovica.