Finalistja e Ligës së Konferencës në edicionin e kaluar, Fiorentina, e ka humbur ndeshjen e parë të një të tetës së finales.
Fiorentina u mposht në udhëtim te Panathinaikosi, 3:2.
Në finalen e edicionit të kaluar, Fiorentina ishte mposhtur në finale nga skuadra tjetër greke, Olympiacos.
Karol Sëiderski dhe Nemanja Maksimoviq shënuan për 2:0 në të mirë të vendësve, kurse Lucas Beltran dhe Nicolo Fagioli, i barazuan shifrat.
Tete e vendosi sfidën me golin për 3:2, në minutën e 55-të.
Ndeshjen kthyese, italianët e luajnë në shtëpi dhe kanë shansin për të avancuar tutje.