Futboll

Finalistja e Ligës së Evropës ballafaqohet me Romën

Atalanta

Atalanta do të hyjë në ndeshjen e së dielës kundër Romës si finaliste e Ligës së Evropës.

Ky ballafaqim luhet nga ora 20:45 dhe i takon xhiros së 36-të.

Atalanta e eliminoi Marseillen për të avancuar në finale, kurse Roma u eliminua nga Leverkuseni. Për Atalantan ishte mbrëmja më e madhe në historinë 117-vjeçare të klubit, pasi arriti në finalen e parë evropiane.

Për më shumë, kjo ndeshje është e rëndësishme për vendin e pestë që dërgon në Ligën e Kampionëve në edicionin tjetër.

Atalanta dhe Roma zënë vendin e pestë e të gjashtë me nga 60 pikë.

Këto suksese, Atalanta i ka arritur me trajnerin Gian Piero Gasperini, që po e udhëheq Atalantan në vitin e tetë.

Atalanta është edhe në finale të Kupës së Italisë.

Do të ballafaqohet të mërkurën me Juventusin.

Atalanta e ka vetëm një trofe të fituar, atë të Kupës së Italisë në vitin 1963.