Futboll

Finale “El Clasico” në Kupën e Mbretit

barcelona

Barcelona ka arritur të fitojë në “Metropolitano” me rezultatin 1:0 ndaj Atletico Madridit dhe ta vendos finalen “El Clasico” ndaj Real Madridit. 

Barça të mërkurën mbrëma fitoi me golin e Ferran Torresit në minutën e 27-të. 

Ndeshja e parë ishte mbyllur me rezultatin 4:4. 

Reali të martën mbrëma në vazhdime e eliminoi Real Sociedadin. 

Finalja luhet më 26 prill në “La Cartuja” të Sevillas.