Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) ka marrë vendimet për trajnerët Faruk Statovci dhe Ismet Munishi në lidhje me ngjarjet e fundit.
Komisioni Disiplinor dhe Etikës ka vendosur që trajneri i Rilindjes 1974, Faruk Statovci, të suspendohet me tri ndeshje, ndërsa trajnerit të Dukagjinit, Ismet Munishit, i është dhënë dënimi me dy ndeshje mos ushtrim të detyrës.
Që të dy trajnerët janë gjobitur edhe me 300 euro.
Ata janë suspenduar e gjobitur për shkak të fyerjeve dhe kërcënimeve në drejtim të gjyqtarëve.