Futboll

FFK-ja merr vendim për incidentin në Prizren

FFK

Komisioni Disiplinor dhe Etikës i Federatës së Futbollit të Kosovës e ka dënuar me dy ndeshje pa shikues dhe 2000 euro klubin e futbollit Liria “për lëshim në organizimin e ndeshjes” ndaj Vëllaznimit.

Ndeshja e Ligës së Parë u zhvillua në fundjavë, ndërsa u fitua 1:0 nga prizrenasit.

Ndihmëstrajneri i Lirisë, Kevin Xhafa po ashtu suspendohet me dy ndeshje mos ushtrim të detyrës me arsyen se ka fyer dhe ofenduar zyrtarin e klubit Vëllaznimi.

Nga incidenti në Prizren mbetën dy lojtarë të Vëllaznimit mbetën të lënduar. 

Komisioni Disiplinor dhe Etikës ka marrë edhe disa vendime tjera.