Futboll

FFK-ja: Amir Rrahmani dhe Valon Berisha të gatshëm për lojë

Ffk

Federata e Futbollit e Kosovës ka bërë të ditur se kapiteni Amir Rrahmani dhe mesfushori Valon Berisha janë gati për ndeshjen kundër Islandës. “Kapiteni i Kosovës, Amir Rrahmani dhe mesfushori Valon Berisha janë të gatshëm për lojë, pasi në stërvitjen e sotme kanë punuar së bashku me pjesën tjetër të ekipit”, shkruan në njoftimin e FFK-së. 

Rrahmani dhe Berisha stërvitën individualisht në ditët e para të grumbullimit për ndeshjet kundër Islandës të enjten dhe të dielën. Rrahmani ishte lënduar në fundjavë në ndeshjen që skuadra e tij Napoli e luajti ndaj Venezias, kurse Berishës i ishin shfaqur disa shqetësime gjatë grumbullimit. Megjithatë, dy lojtarët pritet të paraqiten nga minuta e parë në ndeshjen kundër Islandës. Ndeshja e parë e plejofit për Ligën B të Ligës së Kombeve ndërmjet Kosovës dhe Islandës luhet të enjten nga ora 20:45 në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë. Ndeshja kthyese luhet të dielën në Murcia të Spanjës.