Futboll

Feyenoordi në epërsi të hershme ndaj Milanit

Feyenoordi në epërsi të hershme ndaj Milanit

Feyenoordi po udhëheq 1:0 ndaj Milanit në ndeshjen e plejofit të fazës nokaut në Champions.

Që në minutën e tretë për skuadrën holandeze realizoi Igor Paixao.

Milani shokohet në Holandë, pëson 1:0 nga Feyenoordi

2 muaj më parë / 12 shk 2025 23:06
Feyenoord

Milanin e pret punë e vështirë për kualifikim në një të tetën e finales në Ligën e Kampionëve.

Skuadra e madhe italiane e ka humbur ndeshjen e parë të plejofit të fazës nokaut në garën elitare evropiane.

Të mërkurën mbrëma, Milani pësoi 1:0 nga Feyenoordi në Holandë.

Sfida u vendos që në minutën e tretë. Realizator për Feyenoordin ishte braziliani Igor Paixao. Skuadra holandeze kishte edhe raste të tjera, ndërsa e qëlloi traversën po përmes Paixaos. 

Raste kishin edhe italianët, që megjithatë nuk i konkretizuan.

Kështu Milani do të kërkojë të përmbysë rezultatin në ndeshjen e kthimit, që zhvillohet të martën e ardhshme në “San Siro”.

Feyenoordi në epërsi ndaj Milanit pas pjesës së parë

2 muaj më parë / 12 shk 2025 21:52
Feyenoordi në epërsi ndaj Milanit pas pjesës së parë

Feyenoordi holandez po udhëheq 1:0 ndaj Milanit pas pjesës së parë të ndeshjes së parë të plejofit të Championsit.

Që në minutën e tretë golin e shënoi braziliani Igor Paixao. Ai më pas qëlloi edhe traversën.

Ndërkohë pjesa e parë e ndeshjes Monaco – Benfica nuk ofroi gola.