Futboll

Feyenoordi me fitore të rëndësishme ndaj Benficas

Ayase Ueda

Feyenoordi ka shënuar fitore të rëndësishme në kuadër të xhiros së tretë të Ligës së Kampionëve.

Të mërkurën mbrëma në Portugali, Feyenoordi fitoi 3:1 ndaj Benficas.

Ayase Ueda kaloi në epërsi 1:0 skuadrën holandeze në minutën e 12-të. Në minutën e 33-të për 2:0 realizoi Antoni Milambo. 

Kerem Akturkoglu ktheu në lojë Benfican me golin e minutës së 66-të, por Milambo shënoi tjetër gol në minutën e 92-të për ta mbyllur sfidën.