Pesë gola u shënuan në “Estadio Municipal de Motilivi” të Gironas të mërkurën mbrëma, ndërsa fitues në fund doli Feyenoordi.
Feyenoordi fitoi 3:2 në udhëtim te skuadra e La Ligas spanjolle, në ndeshjen e xhiros së dytë të fazës së ligës, në Ligën e Kampionëve.
David Lopez në minutën e 19-të shënoi për 1:0, ndërsa shifrat u barazuan pas autogolit të Yangel Herreras.
Holandezët kaluan në epërsi me golin e Antoni Milambos në minutën e 33-të, kurse tre minuta më vonë, Ayase Ueda, humbi penalltinë.
Me të nisur pjesa e dytë, vendësve iu anulua një gol për pozitë jashtë loje, teksa penallti humbi edhe Bojan Miovski i Gironas.
Girona nuk u dorëzua dhe barazoi rezultatin në 2:2 me mesfushorin Donny van de Beek në minutën e 74-t.
Por ishte autogoli i Ladislav Krejcit në minutën e 79-të që e vendosi fitoren e skuadrës holandeze.
Për Feyenoordin ishte fitorja e parë pas disfatës në xhiron e parë nga Leverkuseni, kurse Girona humbi për herën e dytë rresht. U mposht edhe nga PSG-ja.