Futboll

Feta Fetai te Shqipëria A

Feta Fetai

Sylvinho ka bërë tjetër ndryshim në listën e Shqipërisë A.

Të martën FSHF-ja ka njoftuar se me kuqezinjtë bashkohet mesfushori Feta Fetai. Ai deri më tani ishte pjesë e U21 të Shqipërisë.

Tani Fetai konkurron për t’u aktivizuar te Shqipëria në ndeshjet ndaj Çekisë dhe Gjeorgjisë.

Feta Fetai është 19-vjeçar dhe i lindur në Shkup. Është pjesë e Lokomotivës së Zagrebit.

Te Lokomotiva është prej verës së vitit të kaluar. Ka luajtur për Maqedoninë e Veriut U18 dhe U19, ndërsa ka tri paraqitje me Shqipërinë U21.