Futboll

Feta e Kamberi shënojnë gola për fitoren e Maqedonisë së Veriut

m

Futbollistët shqiptarë, Behar Feta e Bekim Kamberi kanë shënuar gola për fitoren e Maqedonisë së Veriut U21 ndaj Moldavisë.

Ndeshja e së premtes i takoi kualifikimeve për Euro 2025.

Te Maqedonia e Veriut startuan pesë futbollistë shqiptarë. U aktivizuan më pas edhe tre të tjerë.

Maqedonia V. është e katërta në grupin C. Në këtë pozitë do t’i përfundojë kualifikimet.