Futboll

Feronikelit 74 i largohet një lojtar

Robert Rrahmani

Robert Rrahmani është larguar nga skuadra elitare e Kosovës në futboll, Feronikeli 74.

Ai ka thënë se u është borxhli për mundësinë e dhënë për t’u paraqitur për ekipin nga Drenasi.

“Përshëndetje të gjithëve, dua të ju njoftoj që nuk jam më pjesë e KF Feronikelit. Me anë të këtij postimi desha të falënderoj përzemërsisht të gjithë pjesëmarrësit e këtij rrugëtimi duke filluar nga Presidenti, stafi i Kryesisë, Shtabi Teknik dhe Bashkëlojtarët. Faleminderit dhe ju jam tërë jetën borxhli”, shkruan në postimin e Rrahmanit.