Feronikeli 74 të enjten në mbrëmje ka njoftuar se të premten nga ora 14:30 do të mbaj konferencën e jashtëzakonshme për media.
Në njoftimin e skuadrës nga Drenasi tregohet edhe për vendimin për tërheqjen përfundimtare nga të gjitha garat e Federatës së Futbollit të Kosovës.
“FC Feronikeli 74 thërret konferencë të jashtëzakonshme për media, pas vendimit për tërheqjen përfundimtare nga të gjitha garat e Federatës së Futbollit të Kosovës. 1 nëntor, e premte, ora 14:30, në stadiumin “Rexhep Rexhepi” në Drenas”, ka shkruar ndër të tjera Feronikeli 74.