Futboll

Feronikeli 74 poston fotografi emocionuese të Shillovës

Alban Shillova

Alban Shillova ishte realizator i golit në fitoren 1:0 të Feronikelit 74 ndaj Prishtinës së Re të shtunën në stadiumin “18 Qershori” në Klinë. 

Me këtë fitore, Feronikeli 74 e siguroi qëndrimin në Superligë edhe për një edicion tjetër.  

Pas ndeshjes, faqja e skuadrës nga Drenasi e postoi në Instagram një fotografi emocionuese të sulmuesit shtatlartë, e në të cilën shihen bashkëshortja dhe vajza e tij. 

Bashkëshortja e Shillovës u nda nga jeta në fillim të këtij viti, duke e lënë të pikëlluar futbollistin për të cilin pati përkrahje të madhe nga komuniteti sportiv.