Futboll

Fermin Lopez dëshiron të bëjë histori me Spanjën

Fermin Lopez

Foto: Associated Press

Mesfushori i Barcelonës, Fermin Lopez po dëshiron që të bëjë histori me përfaqësuesen e Spanjës. Pas fitimit të Evropianit “Gjermania 2024”, Lopez do të luajë edhe në Lojërat Olimpike të Parisit që nisin javën e ardhshme. Lopez është shprehur i lumtur për titullin e arritur në Evropian dhe synon të vazhdojë të bëjë histori me Spanjën.

“Jam shumë i lumtur që jam këtu me shokët e skuadrës, i etur për të garuar dhe për të fituar medaljen. Jam i lumtur që arrita titullin e parë si profesionist, e aq më tepër me vendin tim. I gjithë ky vit ka qenë një ëndërr dhe veçanërisht si ka shkuar Evropiani. Pres me padurim të vazhdoj të rritem dhe të vazhdoj të ndihmoj dhe të jem në gjendje të bëj më të mirën në Lojërat Olimpike”, ka theksuar Lopez të hënën, shkruan “Diaro As”. 

Në ekipin olimpik të Spanjës do të jenë edhe dy futbollistë të Barcelonës, Eric Garcia dhe Pau Cubarsi.