Futboll

Ferizaj vendos se me cilin trajner do të paraqitet në Superligë

Arsim Abazi - Ferizaj

Arsim Abazi do ta drejtojë skuadrën e Ferizajt në Superligën e Kosovës në futboll. Abazi ishte trajner edhe në muajt e fundit dhe udhëhoqi Ferizajn drejt kthimit në elitë.

Të premten klubi ferizajas njoftoi se ka vazhduar bashkëpunimin me Abazin, që është emër i madh i futbollit kosovar në përgjithësi.

Ferizaj ka premtuar se trajnerit Abazi do t’ia ofrojë lojtarët më të mirë në treg.