Skuadra e Ferizajt ka arritur marrëveshje për transferimin e sulmuesit irlandez, Abdeen Temitope Abdul. Kështu ka njoftuar klubi ferizajas të martën në rrjetet sociale.
“Ferizaj me kënaqësi ju njofton se ka arritur marrëveshje me sulmuesin, Abdeen Temitope Abdul. Abdul së fundmi ishte pjesë e skuadrës Dalvik në Islandë, kurse në edicionin 2022/23 ishte pjesë e Skënderbeut ku në 24 ndeshje shënoi 12 gola. Me transferimin e sulmuesit Abdul ne e kemi shtuar cilësinë në fazën ofensive”, ka shkruar Ferizaj.
29-vjeçari më herët ka luajtur për Penangun, Pieta Hotspursin, Gudja Unitedin, Gziran, Pembroken, Nybergsundin dhe Bedfont Sportsin.