(E përditësuar) - Pas fitores ndaj Feronikelit 74, Ferizaj të mërkurën pasdite, ka shënuar fitoren e dytë rresht në Superligën e Kosovës në futboll.
Me gol të Edon Sadriut, në minutën e 35-të, Ferizaj, mposhti Malishevën, që garon për një vend në garat evropiane.
Ndeshja e xhiros së 29-të, u zhvillua në fushën me bari artificial në Ferizaj.
Me këtë fitore, zonës që siguron paraqitjen në garat evropiane në edicionin e ardhshëm, i është afruar edhe Ferizaj.
Është vetëm gjashtë pikë larg vendit të tretë, pozitë të cilën e mban Malisheva.
Ferizaj është ngritur nga pozita e gjashtë, në vendin e katërt me 41 pikë.
Ferizaj në epërsi ndaj Malishevës
Ferizaj e ka mbyllur pjesën e parë ndaj Malishevës me epërsi prej një goli.
Pjesa e parë e ndeshjes Ferizaj – Malisheva që po luhet në terrenin me bar sintetik në Ferizaj është mbyllur me rezultatin 1:0.
Ndeshja i takon xhiros së 29-të.
Golin e vetëm në këtë ndeshje e realizoi mesfushori Edon Sadriu, në minutën e 39-të.