Futboll

Ferizaj thellon krizën e Suharekës

Ferizaj

Ferizaj ka shënuar fitore pas humbjeve nga Drenica në Kupë dhe Drita në Superligë, ndërsa e ka thelluar edhe më shumë krizën e Suharekës.

Ferizaj premten në terrenin me bar sintetik në Ferizaj, fitoi 3:1.

Ndeshja i ka takuar xhiros së 23-të të Superligës së Kosovës në futboll.

Albion Kurtaj në minutën e 13-të nga penalltia që u vendos pas rishikimit të situatës në VAR, dhe supergoli i Edon Sadriut në minutën e parë shtesë të pjesës së parë, e vendosën pjesën e parë që përfundoi 2:0.

Mevlan Zeka i Suharekës shënoi nga penalltia poashtu në minutën e 76-të. Por kjo ishte e tëra për Suharekën, që u drejtua nga trajneri Armend Simnica, pas largimit të Qëndrim Kidës në xhiron e kaluar. Kida dhe Suhareka ndanë rrugët pas disfatës 2:1 nga Gjilani.

Marko Musulin ndërkohë në minutën e 80-të e shënoi golin për 3:1, që ishte i fundit në këtë ballafaqim.

Ferizaj me këtë fitore tani ka 29 pikë në vendin e gjashtë.

Suhareka, që nuk di për fitore prej 14 dhjetorit, zë vendin e shtatë me 26 pikë, një më shumë se Dukagjini dhe tri më shumë se Llapi, që kanë nga një ndeshje më pak të luajtur.


Supergol i Sadriut

Edon Sadriu ka shënuar supergol për Ferizajn që po udhëheqë 2:0 ndaj Suharekës. 

Kapiteni Sadriu në minutën e dytë shtesë të pjesës së parë realizoi me gjuajtje të fuqishme nga distanca. 

Me këtë rezultat është mbyllur pjesa e parë.


Ferizaj në epërsi

Pas penalltisë që u dha nga gjyqtari Lirim Jashari pas rishikimit të situatës në VAR, Ferizaj kaloi në epërsi ndaj Suharekës në ndeshjen e xhiros së 23-të të Superligës së Kosovës në futboll. 

Në ndeshjen që po luhet në terrenin me bar sintetik në Ferizaj, Albion Kurtaj realizoi në minutën e 14-të për 1:0.