Skuadra e Ferizajt ka kaluar në epërsi ndaj Feronikelit 74. 

Për 1:0 realizoi Edon Sadriu në minutën e 20-të. 

Kjo ndeshje është e vlefshme për javën e 19-të të Superligës së Kosovës në futboll.

Ferizaj i fiton pikët e plota, mposht Feronikelin 74

2 muaj më parë / 10 shk 2025 13:54
Ferizaj

Skuadra e Ferizajt ka fituar me vështirësi në shtëpi ndaj Feronikelit 74 me rezultatin 2:1. 

Kjo ndeshje i takoi javës së 19-të të Superligës së Kosovës në futboll. 

Vendësit kaluan të parët në epërsi me golin që e realizoi Edon Sadriu në minutën e 21-të. 

Në minutën e 39-të, Betim Haxhimusa realizoi për 2:0. 

Për mysafirët golin e vetëm e shënoi Arlind Maloku në minutën e 80-të. 

Ferizajt iu anulua edhe një gol i shënuar nga sulmuesi Abdeen Temitope Abdul në minutën e 85-të për shkak të pozitës jashtë loje. 

Ferizaj është në pozitën e shtatë me 23 pikë. 

Feronikeli 74 mbetet në vendin e fundit me dhjetë pikë.

Feronikeli 74 e ngushton rezultatin

2 muaj më parë / 10 shk 2025 13:41
Feronikeli 74 e ngushton rezultatin

Feronikeli 74 e ka ngushtuar rezultatin në ndeshjen ndaj Ferizajt. 

Për 2:1 realizoi Arlind Maloku në minutën e 80-të. 

Kjo ndeshje është e vlefshme për javën e 19-të të Superligës së Kosovës në futboll.

Mbyllet pjesa e parë, Ferizaj po e mposht 2:0 Feronikelin 74

2 muaj më parë / 10 shk 2025 12:50
Ferizaj e mposht 2:0 Feronikelin 74 në pjesën e parë

Skuadra e Ferizajt është duke e mposhtur Feronikelin 74 me rezultatin 2:0 pas pjesës së parë. 

Për 1:0 realizoi Edon Sadriu në minutën e 21-të.

Betim Haxhimusa e shënoi golin e dytë në minutën e 39-të. 

Kjo ndeshje është e vlefshme për javën e 19-të të Superligës së Kosovës në futboll.

Ferizaj e dyfishon rezultatin

2 muaj më parë / 10 shk 2025 12:46
Ferizaj

Skuadra e Ferizajt e ka dyfishuar rezultatin ndaj Feronikelit 74. 

Betim Haxhimusa e shënoi golin e dytë për skuadrën ferizajase në minutën e 39-të. 

Kjo ndeshje është e vlefshme për javën e 19-të të Superligës së Kosovës në futboll.