Futboll

Ferizaj merr pikë falë supergolit të Sylës

Redon Syla

(E përditësuar në 19:04)-  Ferizaj ka marrë një pikë nga udhëtimi te Malisheva në ndeshjen e xhiros së dytë të Superligës së Kosovës në futboll. 

Ballafaqimi i zhvilluar në stadiumin “Liman Gegaj” në Malishevë, u mbyll 1:1. 
Për Malishevën shënoi Fatjon Bunjaku, në minutën e 41-të. 

Ndërkohë, shifrat me supergol i barazoi Redon Syla. Syla i Ferizajt shënoi me gjuajtje shumë të fuqishme nga distanca, në minutën e parë të kohës shtesë.

Për Malishevën ishte ndeshja e parë, pasi ajo me Dritën në xhiron e parë është shtyrë. 

Ndërkohë, Ferizaj në duelin e parë të sezonit e kishte mposhtur Feronikelin 74, 2:1.


Syla me supergol i barazon shifrat në Malishevë

Redon Syla ka shënuar supergol për Ferizajn në minutën e parë të kohës shtesë dhe e ka barazuar rezultatin ndaj Malishevës. 

Syla shënoi me gjuajtje shumë të fuqishme nga distanca për 1:1.


Malisheva në epërsi pas pjesës së parë

Skuadra e Malishevës e ka mbyllur pjesën e parë me epërsinë prej 1:0 ndaj Ferizajit. 

Fatjon Bunjaku më minutën e 40-të realizoi për 1:0. 

Kjo ndeshje i takon xhiros së dytë të Superligës së Kosovës në futboll.