Futboll

Ferizaj e transferon një sulmues lituanez

Ferizaj e transferon një sulmues lituanez

Juozas Lubas

Skuadra e Ferizajt të premten ka njoftuar se ka arritur marrëveshje për ta transferuar sulmuesin lituanez, Juozas Lubas. 22-vjeçari, Lubas është huazuar për një vit. 

Ai është transferuar nga skuadra nga Superiorja e Shqipërisë, Egnatia. 

“Ferizaj ka kënaqësi të ju njoftoj se ka arritur marrëveshje me sulmuesin e krahut, lituanezin, Juozas Lubas. Lubas vjen pas një eksperience të suksesshme në Superligën e Shqipërisë, ku me skuadrën e Egnatias, arriti të shpallet kampion dhe fitues i kupës. Me këta të fundit ai luajti edhe në ndeshjet kualifikuese në garat evropiane”, ka shkruar Ferizaj në rrjetet sociale. 

22-vjeçari karrierë ka bërë edhe te Riteriai, Dziugas, Jonava, Stumbras dhe Kauno Zalgiris. Me përfaqësuesen e Lituanisë U21 ka zhvilluar dy ndeshje.