Futboll

Fenerbahçe në prag të eliminimit

Jose Mourinho

Skuadra e drejtuar nga trajneri portugez Jose Mourinho, Fenerbahçe, është në prag të eliminimit nga Liga e Evropës.

Fenerbahçe në Stamboll të enjten mbrëma është mposhtur me rezultatin 3:1 në shtëpi nga Rangersi skocez.

Ishte ndeshja e parë e një të tetës së finales.

Nedim Bajrami nuk luajti te mysafirët, ndonëse ishte në bankën rezervë.

Skuadra e futbollistit të Shqipërisë kaloi në epërsi që në minutën e shtatë kur shënoi sulmuesi Cyriel Dessers.

Zëvendësuesi Alexander Djiku i barazoi shifrat në minutën e 30-të, ndërsa Vaclav Cerny, e ktheu epërsinë e skocezëve tre minuta pa u mbyllur pjesa e parë, me asistim të Dessersit, të cilit iu anulua një gol nga VAR-i në minutën e 51-të.

Cerny realizoi edhe një herë tjetër në minutën e 81-të për epilogun final të takimit.

Fenerbahçe është afër eliminimit nga gara, ndërsa në Superligën e Turqisë ka mbetur katër pikë prapa Galatasarayt.

Në ndeshjen tjetër të zhvilluar të enjten mbrëma, Lyoni fitoi 3:1 në udhëtim te FCSB-ja rumune.