Pas eliminimit nga Liga e Evropës, Fenerbahçe të dielën nuk ka arritur ta mposhtë as Samsunsporin në elitën e futbollit të Turqisë, ku tashmë ka mbetur prapa në garën për titull.
Ndonëse ishte me një futbollist më shumë në fushë prej minutës së 75-të kur me kartonin e dytë të verdhë u përjashtua Marius, Fenerbahçe i trajnerit Jose Mourinho barazoi pa gola me skuadrën e Arbnor Mujës.
Ndeshja i ka takuar xhiros së 28-të.
Muja u inkuadrua në minutën e 67-të, ndërsa u zëvendësua në minutën e 91-të. Nuk është raportuar për ndonjë lëndim të tij.
Fenerbahçe në vendin e dytë ka 62 pikë, ndërsa Samsunspori i treti ka 51 pikë.
Lider është Galatasaray me 71 pikë.
Pati tensione pas përfundimit të ndeshjes. Por ndërhyrja e forcave policore ishte e shpejtë dhe gjithçka kaloi pa ndonjë incident.