Futboll

Fenerbahçe fiton derbin e zjarrtë ndaj Galatasarayt

Fenerbahçe

Fenerbahçe e ka fituar derbin e zjarrtë të Turqisë ndaj Galatasarayt me rezultatin minimal, 1:0. Ndeshja Galatasaray – Fenerbahçe i takoi javës së 37-të të Superligës turke. Feneri mposhti Galatën me golin e shënuar nga Çaglar Soyunçu. 

Ai shënoi golin e fitores në minutën e 71-të, ndërsa titulli do të vendoset në xhiron e fundit. Fenerbahçe me fitore i është afruar në tri pikë Galatasrayt. Xhiroja e fundit luhet më 26 maj. Galatasaray luan në udhëtim ndaj Konyasporit, kurse Fenerbahçe e pret skuadrën e Istanbulsporit. Nëse Galata humb dhe Feneri fiton, atëherë pikët në fund do të ishin të barabarta. Pra nga 99 pikë secila skuadër. 

Në Turqi vendosin përballjet e ndërsjella. Ajo skuadër që ka bilanc më të mirë në ndeshjet e ndërsjella, shpallet kampione. Gjithnjë nëse pikët në fund i kanë të barabarta, pasi Galatasaray shpallet kampione edhe nëse barazon në xhiron e fundit. Ndeshja e parë në mes të Galatasarayt dhe Fenerbahçes ka përfunduar pa gola.