Futboll

Fenerbahçe e nis me fitore paraqitjen në Ligën e Evropës

Fenerbahce

Skuadra e Fenerbahçes, e cila drejtohet nga trajneri portugez, Jose Mourinho, e ka nisur me fitore paraqitjen në Ligën e Evropës. 

Feneri mposhti të enjten mbrëma në Stamboll skuadrën belge, Royale Union me rezultat, 2:1.

Çaglar Soyunçu shënoi golin e parë për ekipin turk. Ai realizoi në minutën e 26-të, kurse Christian Burgess shënoi autogol për epërsinë 2:0 të Fenerbahçes. 

Kevin Mac Allister la Royale Unionin me dhjetë lojtarë. Ai në minutën e 73-të u përjashtua pas kartonit direk të kuq. Ndonëse me një lojtarë më pak në fushë, belgët shënuan golin e nderit. Ross Sykes ishte realizator i golit në minutën e 94-t.