Javë më parë nga Fenerbahçe deklaruan se do të konsiderojnë largimin nga liga pasi lojtarët e kësaj skuadre u sulmuan nga tifozët e Trabzonsporit pas një ndeshjeje.
Tifozët e Trabzonsporit u futën në fushë dhe u përleshën me forcat e sigurisë dhe lojtarët e Fenerbahçes pas humbjes 3:2 të skuadrës së tyre. Ishte incidenti i radhës prej shumë që ndodhën së fundi në futbollin turk.
Fenerbahçe do të mbaj një asamble të jashtëzakonshme të martën. Gjithë anëtarët e asamblesë do të votojnë për largimin nga liga.
Fenerbahçe fitoi titullin e 19-të në vitin 2014. Aktualisht është në pozitën e dytë në Superligë, pas 30 xhirove. Ka dy pikë më pak se Galatasaray.
Fenerbahçe të mërkurën duhet të takohet me Adana Demirspor.