Tre fëmijët e futbollistit të Bayern Munich, Harry Kane, janë lënduar në një aksident trafiku që ndodhi ditë më parë në Bavari.
DailyMail ka raportuar se fëmijët e futbollistit Louis, Vivienne dhe Ivy gjendeshin në një furgon që po vozitej nga një grua 24-vjeçare kur u përplas me një veturë tjetër në rrugë.
Aksidenti ishte raportuar, por pa u ditur identiteti i të lënduarve, që u mësua se ishin fëmijët e futbollistit 30-vjeçar.

Kapiteni i Anglisë u raportua se kishte udhëtuar për në Londër, para ndeshjes në kuadër të Ligës së Kampionëve kundër Arsenalit.
Fëmijët, trevjeçari, pesëvjeçari dhe shtatëvjeçari u dërguan në spital për trajtim.