Futboll

Fazliji mezi pret të luajë pas lëndimit të rëndë

Betim Fazliji

Në nëntor të vitit të kaluar, Betim Fazliji pësoi lëndim të rëndë në gju gjatë stërvitjes në St. Gallen. Tani ai është kthyer në stërvitje. 

“Është shumë e bukur për mua të mbathi këpucët e futbollit”, ka thënë Fazliji për faqen e klubit.

Mesfushori i Kosovës këputi ligamentin kryqëzor më 23 nëntor dhe që nga ajo kohë i ka munguar St. Gallenit dhe Kosovës. 24-vjeçari ka pasur rehabilitim të mirë. Ai ende është duke u stërvitur individualisht, por është i kënaqur me progresin.

Fazliji ka humbur 19 ndeshje këtë edicion dhe nuk do të mund të paraqitet deri në edicionin e ardhshëm. Ai luajti 12 ndeshje në Superligë, ndërsa shënoi një gol.

“Mezi po e pres ditën kur do të paraqitem në lojë”, ka theksuar Fazliji.

Fazliji u kthye në St.Gallen verën e vitit të kaluar pas një viti të kaluar në St. Pauli. Ai me ekipin elitar të Zvicrës ka kontratë deri në vitin 2027.