Faruk Statovci të enjten është zyrtarizuar si trajner i ri i Flamurtarit të Prishtinës.
Flamurtari bën gara në Ligën e Parë të Kosovës.
“Emërimi i Statovcit si shef i shtabit teknik vjen si proces i nismës së projektit për rikthimin e klubit në nivelet më të larta sportive dhe puna e suksesshme ndër vite është vlerësuesi më i mirë për teknikun Statovci. Fillimi i fazës pregaditore në fillim të javës që po vjen shënon edhe fillimin e etapës së Statovcit në klub. Të gjithë në KF Flamurtari i urojnë mirëseardhje Statovcit dhe stafit të tij, duke u dëshiruar njëherit shumë suksese”, thuhet në njoftim.
Statovci së fundmi ishte trajner i Phoenixit të Banjës në Ligën e Parë. E përfundoi kampionatin në vendin e fundit. Në të kaluarën ka drejtuar edhe KEK-un e Bashkimin e Koretinës.