Nicolo Fagioli i ka thënë lamtumirë Juventusit pas 11 vjetësh, të cilat ai i ka vlerësuar si pasion e dashuri të pastër.
Fagioli që luan si mesfushor është zhvilluar te të rinjtë e Juventusit, ndërsa ka arritur që të paraqitet edhe me ekipin e parë por edhe me Përfaqësuesen e Italisë.
Ai është transferuar në formë huazimi te Fiorentina në ditën e fundit të afatit kalimtar të janarit, ndërsa prezantimi është bërë të mërkurën.
Huazimi i tij ka kushtuar 2.5 milionë euro, ndërsa Fiorentina e ka mundësinë e blerjes së tij në fund të sezonit për 13.5 milionë euro, plus tre milionë euro tjera bonuse.