Futboll

Fabregas mban premtimin, ua paguan lojtarëve pushimin e “ëndrrave”

Cesc Fabregas

Cesc Fabregas e ka mbajtur premtimin dhe ua ka paguar fluturimin privat dhe akomodimin lojtarëve të Comos, për pushimin në Ibiza në këtë vikend.

Lojtarët e Comos tashmë kanë mbërritur në Ibiza dhe e kanë falënderuar Fabregasin, që fillimisht ishte asistenttrajner në skuadër. 

Como e siguroi inkuadrimin në Serie A për herë të parë që prej edicionit 2002/03. 

Fabregasi nuk e ka licencën për të qenë trajner i parë i ekipit, dhe këtë rol e ndan së bashku me trajnerin Osian Roberts.