Futbollisti i talentuar, Olti Hyseni, ka shënuar eurogol të dielën për skuadrën e Sonderjyskes.
Sonderjyske u ndal në barazim shtëpi nga Viborgu me rezultatin 2:2.
Kjo ndeshje i takoi javës së 28-të të elitës së futbollit danez.
17-vjeçari Hyseni realizoi për 2:0 në minutën e 11-të.
Ai me goditje të fortë nga distanca e la të shmangur portierin e Viborgut, Lucas Lund.
Për Hysenin ky ishe goli i katërt këtë edicion. Ka edhe katër asistime.
Ai luajti deri në minutën e 63-të dhe ishte prej më të mirëve në fushë.
Sefer Emini u paraqit deri në minutën e 70-të kurse Lirim Qamili deri në minutën e 82-të.
Hyseni në gjashtë paraqitje për Përfaqësuesen U18 të Danimarkës ka katër gola të realizuar.
Sonderjyske ka 30 pikë në pozitën e nëntë. Viborgu ka dhjetë pikë më shumë dhe e zë vendin e tetë.