Futboll

Enrique pret ndeshje të vështirë ndaj PSV-së

Luis Enrique

Skuadra holandeze PSV Eindhoven nuk ka fituar ende në Ligën e Kampionëve këtë edicion. Por forma e mirë e PSV-së në kampionatin holandez e frikëson trajnerin e PSG-së, Luis Enrique.

Të hënën, Enrique në konferencë për shtyp ka deklaruar se ndeshja ndaj PSV-së do të jetë mjaft e vështirë.

“PSV-ja është skuadër e nivelit të lartë, pa dyshim. Mendoj se do të jetë e ngjashme me ndeshjen kundër Strasbourgut. Do të jetë e vështirë për ne për shkak të mënyrës se si luan skuadra holandeze. Ekipet holandeze luajnë futboll shumë të mirë”, ka thënë Enrique.

Paris Saint-Germaini të martën e pret PSV-në nga ora 21:00, në kuadër të xhiros së tretë të Ligës së Kampionëve.