Futboll

Enrique nuk e fton Dembelen ndaj Arsenalit

Ousmane Dembele

Trajneri i Paris Saint-Germainit, Luis Enrique ka vendosur që mos ta ftojë sulmuesin francez, Ousmane Dembele për ndeshjen ndaj Arsenalit. 

Arsenali dhe Parisi do të takohen të martën nga ora 21:00 në kuadër të xhiros së dytë të fazës së ligës në Ligën e Kampionëve. 

Enrique ka vendosur që mos ta ftojë Dembelen për arsye disiplinore, shkruan të hënën “L'Equipe”. 

Raportohet se Dembele dhe Enrique kanë pasur mosmarrëveshje pas ndeshjes me Rennesin të premten. 

Ish-sulmuesi i Barcelonës, Dembele këtë edicion në shtatë ndeshje të zhvilluara në të gjitha garat ka shënuar katër gola dhe ka bërë katër asistime.