Futboll

Enrique: E admiroj punën e Simeones tek Atletico

Luis Enrique - PSG

Trajneri i Paris Saint-Germainit, Luis Enrique, e ka vlerësuar punën që është duke e bërë trajneri Diego Simeone tek Atletico Madridi. 

Enrique në konferencë për shtyp të martën ka deklaruar se Atletico është me fat që e ka një trajner si Simeone. 

Parisi të mërkurën do të përballet me Atleticon nga ora 21:00, në kuadër të javës së katërt të Ligës së Kampionëve. 

“Ne kemi luajtur kundër njëri-tjetrit si lojtarë dhe më pas si menaxher. Unë e admiroj Simeonen, kur një trajner mund të qëndrojë për kaq shumë vite në një klub të lartë do të thotë se ai është i mrekullueshëm sepse kjo është një gjë shumë e vështirë për t’u bërë. Ata janë me fat që kanë gjetur Simeonen si trajner. Ju duhet shumë energji për të qenë në gjendje t’i bindni të gjithë lojtarët tuaj në planin afatgjatë”, ka thënë Enrique. 

54-vjeçari Simeone është trajneri i Atleticos nga viti 2011. Për 13 vjet, skuadra e Atleticos nën urdhëratë e Simeones ka fituar nëntë trofe.