Trajneri i Paris Saint-Germainit, Luis Enrique, ka pranuar se do të ishte i gatshëm të hiqet dorë nga gjysma e pagës së tij, nëse kjo do të thoshte se ai mund t’i shmangte paraqitjet në media.
Marrëdhënia e Luis Enriques me mediat, në veçanti me ato në Francë, nuk ka qenë shumë e mirë.
Spanjolli shpesh është irrituar nga pyetjet në lidhje me të ardhmen e Kylian Mbappes në PSG.
Në një dokumentar për platformën “Movistar”, Enrique tha se do të ishte i gatshëm të pranonte një ule page prej 50 për qind për t’i shmangur mediat.
“Nëse tani do të më jepnit një copë letre ku shkruan se nuk do të më duhej të flisja më për media në shkëmbim të heqjes dorë nga 25 % apo 50 % të rrogës sime, atëherë do ta firmosja, por nuk është e mundur, sepse kontratat me klubet përfshijnë një detyrim për t’u paraqitur në media. Personalisht më pëlqen, por nëse mund ta shmang do ta bëja, veçanërisht intervistat pas ndeshjes, kur nuk kam vërtet forcë. Do ta them përsëri, megjithatë, kaloj mirë me ju”, ka thënë Enrique, raportojnë media të ndryshme evropiane.