Mesfushori Engjëll Hoti ka realizuar gol të bukur në elitën polake.
Të dielën, Hoti shënoi në fitoren 3:2 të LKS Lodz ndaj Radomiak Radom. Ndeshja i takoi xhiros së 28-të të “Ekstraklasa”.
Hoti shënoi për 3:1 në minutën e 71-të, me goditje mjeshtërore.
27-vjeçari i ka tri gola në kampionatin polak.
Lodzi është i parafundit me 21 pikë.