Autoritetet greke kanë vazhduar të enjten hetimet lidhur me rrethanat e vdekjes së futbollistit të Panathinaikosit dhe Greqisë, George Baldock.
Ndërkohë familja e futbollistit ka lëshuar një komunikatë duke kërkuar privatësi.
“Mund të konfirmojmë që George ka vdekur. Si familje, jemi të shokuar për këtë humbje të madhe. Ne kërkojmë nga mediat të respektojnë privatësinë tonë këtë herë”, shkruan në komunikatë.
Panathinaikosi ka ndërruar ngjyrat e faqes zyrtare nga e verdhë në të zezë.
Edhe ish-klubi i Baldockut, Sheffield United, dhe federata greke kanë lëshuar komunikata.
Baldock ishte i lindur në Angli, ndërsa mori pasaportën greke në bazë të prejardhjes së gjyshes së tij. I luajti 12 ndeshje për Greqinë.
Ai vdiq në moshën 31-vjeçare. U gjend i vdekur në pishinën e shtëpisë së tij në afërsi të Athinës.
Arsyeja e vdekjes mbetet e panjohur, ndonëse mediumi “Kathimerini” ka mësuar se futbollisti mund të jetë mbytur të paktën pesë orë para se të gjendej trupi i tij. Pritet raport zyrtar nga mjekësia ligjore.
Policia ka tentuar t’i ndihmojë futbollistit, por pa sukses.