Sulmuesi maroken, Youssef En-Nesyri, ka realizuar dy gola në fitoren e Fenerbahçes.
Feneri të dielën e mposhti Bashakshehirin me rezultatin 3:1.
Kjo ndeshje i takoi javës së 16-të të Superligës së Turqisë në futboll.
Bashakshehiri nga minuta e parë shtesë e pjesës së parë ishte me një futbollist më pak në fushë pasi mbrojtësi Ousseynou Ba u ndëshkua direkt me karton të kuq.
En-Nesyri i realizoi dy golat e fundit për Fenerin në minutën e 74-t dhe 90-të.
Golin e parë e realizoi Edin Xheko në minutën e 41-të.
Ndërsa golin e vetëm për Bashakshehirin e realizoi Krzysztof Piatek në minutën e 59-të.
Skuadra e drejtuar nga trajneri Jose Mourinho ka 35 pikë dhe renditet në pozitën e dytë.
Bashakshehiri ka 22 pikë dhe është në vendin e shtatë.