Mesfushori i Ballkanit, Lindon Emërllahu, është shpallur futbollisti më i mirë i xhiros së 13-të të Superligës së Kosovës në futboll.
Ballkani të hënë shënoi fitore 1:0 ndaj Malishevës dhe u kthye në vendin e parë në tabelë.
Emërllahu të martën është bashkuar me Kosovën.
Sipas vlerësimit, “Emërllahu me lojën kreative në mesfushë ishte kontribuesi më i madh në arkëtimin e tri pikëve nga Ballkani”.
Emërllahu ka thënë se çmimi është motiv shtesë për të punuar edhe më shumë.