Lindon Emërllahu ka debutuar me barazim te skuadra e Clujit në elitën e futbollit rumun.
Cluji të dielën pasdite barazoi 1:1 me Politehnica Iasin në udhëtim.
Kjo ndeshje i takoi javës së 27-të.
Në barazimin 1:1 të Clujit, Meriton Korenica realizoi gol.
Korenica e realizoi golin e epërsisë në minutën e katërt.
Ai e kompletoi ndeshjen ndërsa u ndëshkua edhe me karton të verdhë në minutën e 65-të.
Për 28-vjeçarin Korenica ky ishte goli i tetë i shënuar këtë edicion në të gjitha garat.
Ka edhe katër asistime.
Emërllahu në lojë u inkuadrua nga minuta e 76-të.
22-vjeçari Emërllahu te Cluji u transferua nga Ballkani për 700 mijë euro.
Cluji ka 47 pikë dhe është në garë të ashpër për titull kampioni.
Politehnica Iasi renditet në pozitën e parafundit me 24 pikë. Rrezikon rënien nga liga.