Futboll

Elmazi shënon në fitoren e Essenit

Elmazi

Sulmuesja Laureta Elmazi e ka shënuar golin e dytë në Bundesligë. 

Elmazi të shtunën me skuadrën e Essenit u inkuadrua në pjesën e dytë, në fitoren 4:1 ndaj Jenas. 

Ndeshja i takoi xhiros së 15-të të Bundesligës së futbollisteve. 

21-vjeçarja e shënoi golin për 4:1.