Futboll

Ekipet e vogla të Anglisë, pa fat në shortin e “Carabaos”

Carabao

Katër herë fituesi i trofeut të “Carabao Cup” apo Kupës EFL, Nottingham Forest, do të luajë kundër Newcastle Unitedit në raundin e dytë të kësaj gare. 

Kjo do të jetë njëra prej dy ndeshjeve në të cilat janë të përfshira skuadrat e Premier Leagues. 

Dueli tjetër i dy skuadrave elitare është ai ndërmjet West Ham Unitedit dhe Bournemouthit. 

Në katër ndeshje të tjera, skuadrat e kategorisë së katërt, do të ballafaqohen me klubet e Premier Leagues. 

Ipswich Town do të luajë në udhëtim te Wimbledon, Colchesteri do të ballafaqohet në shtëpi me Brentfordin, ndërsa Doncaster dhe Tranmere, do të jenë mysafire të Evertonit dhe Leicester Cityt. 

Këto ballafaqime do të nisin më 26 gusht. 

Shtatë ekipet e Premier Leagues që janë të angazhuara në garat evropiane, përfshirë fituesin në fuqi të kësaj kupe, Liverpoolin, do ta nisin garën nga raundi i tretë.