Futboll

Egnatia e fiton Kupën e Shqipërisë në futboll

Egnatia

Egnatia e Rrogozhinës ka konfirmuar që është skuadër e momentit në futbollin e Shqipërisë.

Të martën mbrëma, Egnatia e ka fituar Kupën e Shqipërisë në futboll. Kupën e Shqipërisë, Egnatia e fitoi për herë të dytë rresht.

Në finalen në “Air Albania” në Tiranë, Egnatia fitoi 1:0 ndaj Kukësit. Golin e fitores e shënoi Edison Ndreca në minutën e 38-të.

Ndeshja ishte e fortë, ndërsa rastet i kishte edhe Kukësi. Kuksianët rrezikuan edhe në minutat shtesë, por pa konkretizuar.

Egnatia është edhe në garë për titull të kampionit.