Futboll

Egbo nuk është më trajner i Prishtinës

Emmanuel Egbo

Prishtina ka njoftuar të dielën se kryetrajnerit Emmanuel Egbo i ka përfunduar kontrata dhe ai nuk do të jetë më në krye të skuadrës.

Egbo udhëhoqi Prishtinën nga tetori i vitit të kaluar. Bilanci i tij si kryetrajner i skuadrës prishtinase të futbollit ishte 14 fitore, 10 barazime e nëntë humbje.

Me Egbon, Prishtina përfundoi e pesta në Superligë dhe arriti në finale të Kupës. Ndonëse puna e nigerianit është vlerësuar, Prishtina ka vendosur të mos vazhdojë me të.